U keqkuptuan rreth tarifës, turisti britanik rrah taksistin tajlandez – policia në kërkim të sulmuesit

Bota

U keqkuptuan rreth tarifës, turisti britanik rrah taksistin tajlandez – policia në kërkim të sulmuesit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia tajlandeze është vënë pas turistit britanik, i cili u filmua nga kamera duke goditur me shuplakë taksistin dhe duke i bërtitur që t’ia kthejë paratë, pasi kishin pasur një mosmarrëveshje rreth tarifës.

31-vjeçari kishte ndalur taksistin Abdullah Saesaheh, duke i kërkuar që ta dërgojë në resortin Woraburi Phuket në ishullin Phuket.

Me të arritur në hotel, pasagjeri ia dha Abdullahut 100 baht, duke e ngatërruar atë me 1 mijë baht për të paguar më shumë për tarifën – që kapte vlerën e 400 baht.

Kur Abdullah filloi të mbledhë shumën, britaniku e sulmoi. Kamera e vendosur brenda veturës, shfaq turistin me shishe birre në dorë – duke tentuar ta ngufat Abdullahun derisa vazhdimisht i kërkonte t’ia kthente paratë.

Taksisti tajlandez i frikësuar arriti të largohet nga ai dhe vazhdimisht i  thoshte se i ka paguar 100 baht, por pasagjeri këmbëngulte se ishin 1 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat