Sulm në Kharkiv të Ukrainës, humbin jetën dy persona

Bota

Sulm në Kharkiv të Ukrainës, humbin jetën dy persona

Më: 1 maj 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një sulm rus ka vrarë të paktën dy persona në Kharkiv të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov bëri të ditur se një burrë dhe një grua u vranë në makinën e tyre, derisa po udhëtonin në fshatin Zolochiv, tha Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal.

Ai tha gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe një burrë 77-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, shkruan Sky News.

Syniehubov tutje ka bërë të ditur se nga ky sulm janë dëmtuar gjithsej dhjetë shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat