Krimea thirrje Rusisë që të hapë një hetim kundër Zelensky për terrorizëm

Bota

Krimea thirrje Rusisë që të hapë një hetim kundër Zelensky për terrorizëm

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:58
Volodymyr Zelensky

Presidenti i misionit ndëretnik të Krimesë, Zaur Smirnov tha sot se i bëri thirrje Rusisë që të nisë një hetim kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për terrorizëm në territoret ruse.

“Zelensky udhëheq aktivitetet terroriste kundër Krimesë dhe zonave të tjera ruse që kanë çuar në viktima.

Diçka e tillë duhet të ndiqet penalisht. Unë besoj se organet hetuese ruse duhet të nisin procedimet penale kundër Zelenskit”, tha Smirnov.

Misioni ndëretnik i Krimesë përbëhet nga disa organizata publike, dhe u themelua me qëllim të arritjes së “harmonisë ndëretnike” në Krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat