13 të vdekur nga përmbytjet në Brazil, mbi 5000 të evakuuar

Bota

13 të vdekur nga përmbytjet në Brazil, mbi 5000 të evakuuar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe 21 janë zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin e Rio Grande do Sul në jug të Brazilit dhe qeveria e atij shteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për t’u përballur në mënyrë më efektive me situatën dramatike.

Guvernatori Eduardo Leite deklaroi se shteti po punon për gjetjen e personave të zhdukur dhe sigurinë e përgjithshme të njerëzve në zonat e kërcënuara, raporton Reuters.

Stuhitë, të cilat shkaktuan më shumë shkatërrime në shtet në vitet e fundit, i detyruan autoritetet të evakuojnë 5,257 njerëz në 134 qytete, konfirmoi shërbimi i mbrojtjes civile në Rio Grande do Sul.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva është planifikuar të fluturojë mbi zonat e prekura dhe më pas të takohet me guvernatorin Eduardo Leite më vonë të enjten në Santa Maria, qyteti ku janë raportuar tre vdekje.

Presidenti i Brazilit i premtoi guvernatorit Leite mbrëmë se do të dërgonte aq ushtarë sa të nevojiteshin për të ndihmuar, njoftoi zyra presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat