Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huaj në krah të ukrainasve kundër rusëve

Bota

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huaj në krah të ukrainasve kundër rusëve

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina po vazhdon me sukses të përballet me forcat pushtuese ruse.

Ukrainasit po ndihmohen vazhdimisht në luftën kundër Rusisë, ku në radhët e forcave ushtarake ka edhe ushtarë të huaj.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ka shfaqur së fundi në rrjetet sociale video se si luftojnë të huajt.

Në fakt, inteligjenca ka treguar se si ushtarët e Legjionit Ndërkombëtar punojnë në zonën “e kuqe”.

Në shkurt të vitit 2022, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje luftëtarëve të huaj që të bashkohen me rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Aktualisht, llogaritet se rreth 20 mijë ushtarë shërbejnë në legjionin e huaj të Ukrainës. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat