Borrell: Spanja, Irlanda dhe shtetet e tjera të BE-së mund të njohin Palestinën më 21 maj

Bota

Borrell: Spanja, Irlanda dhe shtetet e tjera të BE-së mund të njohin Palestinën më 21 maj

Më: 12 maj 2024 Në ora: 06:48
Josep Borrell

Spanja, Irlanda dhe vendet e tjera anëtare të BE-së me mendje të ngjashme mund të njohin shtetin e Palestinës më 21 maj, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Në një intervistë në radion kombëtare spanjolle RNE të enjten, Borrellit iu kërkua të konfirmonte raportet në mediat irlandeze se Spanja, Irlanda dhe një pjesë e vogël e shteteve të tjera anëtare të BE-së mund ta njohin zyrtarisht Shtetin e Palestinës më 21 maj.

Ai konfirmoi planet, duke shtuar se ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, i kishte thënë atij se 21 maji ishte data e propozuar.

Nëntë nga 27 shtetet anëtare të BE-së aktualisht njohin të drejtën e palestinezëve për një shtet sipas të ashtuquajturve kufij të vitit 1967, të cilët përfshijnë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor.

Malta, së bashku me shtetet lindore si Bullgaria, Republika Çeke, Rumania dhe Sllovakia, kanë njohur të drejtën e palestinezëve për shtetësi që nga viti 1988.

Në vitin 2014, Suedia u bë shteti i parë anëtar që njohu në mënyrë të njëanshme të drejtën e palestinezëve për shtetësi ndërsa ishte anëtare e blloku, shkruan Euronews.com.

Edhe pse Bashkimi Evropian mbështet të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete – që do të siguronte shtetësinë për palestinezët – dhe është donatori i vetëm më i madh i ndihmës për palestinezët, ai ende nuk e ka mbështetur unanimisht njohjen e një shteti palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat