Gladkov: Një i vrarë dhe 29 të plagosur nga granatimet ukrainase në Belgorod të Rusisë

Bota

Gladkov: Një i vrarë dhe 29 të plagosur nga granatimet ukrainase në Belgorod të Rusisë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ka thënë se një grua është vrarë dhe 29 janë plagosur nga sulmet e vazhdueshme nga Ukraina gjatë fundjavës.

“Qyteti i Belgorodit dhe rajoni i Belgorodit iu nënshtruan granatimeve masive nga forcat e armatosura ukrainase”, tha guvernatori Gladkov në Telegram.

Ai nuk specifikoi se kur ndodhën granatimet, por pretendoi se rreth 300 banesa janë dëmtuar, shkruan Sky News.

“Një spital i qytetit, një spital rajonal për fëmijë, një shkollë dhe dy objekte sportive u dëmtuan gjithashtu”, është shprehur tutje ai.

Në lidhje me këto raportime ende nuk ka pasur asnjë koment nga zyrtarët ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat