Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Bota

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Udhëheqësi i Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum ka miratuar një plan për ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar Al Maktoum në vlerë prej 128 miliardë dërhemësh (35 miliardë dollarë).

Bëhet e ditur se aeroporti ndërkombëtar Al Maktoum do të jetë më i madhi në botë me një kapacitet deri në 260 milionë pasagjerë dhe pesë herë më i madh se aeroporti aktual i Dubait.

“Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, deri në 260 milionë pasagjerë”, tha në një deklaratë sheiku i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Siç raportohet, të gjitha operacionet ajrore të Dubait do të transferohen në Al Maktoum në vitet e ardhshme.

Gjithashtu, ai do të përfshijë edhe 400 porta terminale dhe pesë pista në një sipërfaqe totale prej mbi 4 milionë metra katrorë.

Kështu aeroporti do të bëhet shtëpia e re e linjës ajrore Emirates dhe linjave të tjera që e lidhin botën me Dubain.

Ndryshe, kjo lëvizje thuhet ta forcojë pozicionin e shtetit arab si një qendër kryesore e aviacionit në skenën botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat