Olaf Scholz i prerë: Ofensiva kundër Rafahut, papërgjegjshmëri!

Bota

Olaf Scholz i prerë: Ofensiva kundër Rafahut, papërgjegjshmëri!

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:06
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Izraelin kundër zgjerimit të operacioneve të tij ushtarake në Rafah.

Ne e konsiderojmë një ofensivë ndaj Rafahut si papërgjegjshmëri.

Ne paralajmërojmë që një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe nëse ndodh është e pashmangshme që do të ketë kosto të mëdha në njerëz, saktësisht humbja e jetëve të civilëve të pafajshëm”, tha Scholz.

Kancelari gjerman shtoi se ndihma humanitare duhet të çohet edhe në Gaza dhe duhet të ketë një perspektivë për bashkëjetesë paqësore në të cilën dy shtete mund të ekzistojnë krah njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat