Raketa ukrainase shemb një pjesë të një kompleksi apartamentesh në Belgorod, ankohet Rusia: Kjo është barbare

Bota

Raketa ukrainase shemb një pjesë të një kompleksi apartamentesh në Belgorod, ankohet Rusia: Kjo është barbare

Më: 12 maj 2024 Në ora: 22:50
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se granatimet e kompleksit të apartamenteve në Belgorod nga ukrainasit ishin “barbare”.

Deklarata e tij i referohet faktit që gjatë ditës së sotme, fragmente të një rakete të nisur nga Kievi, por që u rrëzua nga mbrojtja ruse, shembën një pjese të një kompleksi apartamentesh në qytetin rus të Belgorodit.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Ukraina përdori për sulmin raketa Tochka-U, Vampire dhe Olkha, si dhe raketa.

Si pasojë e ngjarjes raportohet se humbën jetën shtatë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat