Macron-Zelenskyt: Franca do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bota

Macron-Zelenskyt: Franca do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:00
Foto nga takimi

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Franca do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “në ditët dhe javët e ardhshme”.

Ai këtë ia premtoi këtë të martë, përmes një telefonate, raporton CNN.

Gjatë thirrjes, Macron dënoi “intensifikimin e sulmeve ruse në Ukrainë, veçanërisht në infrastrukturën e saj energjetike”.

Ai gjithashtu përsëriti “vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme” për Kievin në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat