Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

Bota

Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:11
Kharkiv

Më shumë se 7 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni i Kharkiv, në Ukrainë.

Kështu tha të martën kreu i administratës ushtarake të rajonit, Oleh Syniehubov.

Shumica e evakuimeve u zhvilluan në rrethet Chuhuiv dhe Kharkiv, me vullnetarë që asistuan përpjekjet, raporton CNN.

Ndërkohë, rajoni Sumy, i cili kufizohet me rajonin e Kharkiv, ka urdhëruar gjithashtu një “evakuim vullnetar” për disa qytete ku sulmet janë shtuar, sipas administratës ushtarake të rajonit.

Në një deklaratë në Telegram, administrata ushtarake rajonale e Sumy theksoi se njerëzit në Bilopillia dhe Vorozhba po inkurajohen të evakuohen, veçanërisht familjet dhe fëmijët.

“Ky nuk është një evakuim i detyruar, por një evakuim i hershëm vullnetar nga ato vendbanime ku numri i sulmeve është rritur ndjeshëm”, tha të martën kreu i administratës ushtarake të rajonit, Volodymyr Artuikh.

Administrata gjithashtu deklaroi se përpjekjet për evakuim po vazhdojnë edhe për komunitetet kufitare në rajon, të cilat janë nën urdhër evakuimi që nga korriku 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat