Fabrika e kemikateve, “Khimprom” në qytetin e Novocheboksarsk, është kapluar nga zjarri.
Ajo prodhon një sërë produktesh për ushtrinë ruse, raportojnë mediat e huaja.
Fabrika gjegjësisht prodhon helmeta dhe jelekë antiplumb për ushtrinë dhe policinë.
Aktualisht mësohet se nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për çlirim të lëndëve të dëmshme.
Kampionet e ajrit janë marrë në territorin e zonës industriale dhe zonën e mbrojtjes sanitare të ndërmarrjes, nuk janë regjistruar tejkalime të përqendrimit maksimal të lejuar (MPC) të monoksidit të karbonit, oksidit dhe dioksidit të azotit.
Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur tashmë hetimet rreth incidentit dhe së shpejti do të dal me rezultatet e para.