Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm dhune, shkruan CNN.
“Jam alarmuar kur kam dëgjuar për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”.
“Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar”, është shprehur tutje Biden.