Biden dënon plagosjen e kryeministrit sllovak

Bota

Biden dënon plagosjen e kryeministrit sllovak

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:13
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm dhune, shkruan CNN.

“Jam alarmuar kur kam dëgjuar për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”.

“Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar”, është shprehur tutje Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat