Bideni e kundërshton fuqishëm kërkesën për urdhërarrest ndaj liderëve izraelitë

Bota

Bideni e kundërshton fuqishëm kërkesën për urdhërarrest ndaj liderëve izraelitë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:30
Foto nga takimi

Presidenti amerikan Joe Biden ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhërarreste kundër liderëve izraelitë.

Njeriu më i pushtetshëm i Amerikës, këtë kërkesë të prokurorit e quajti “të egër”.

“Më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – mes Izraelit dhe Hamasit”, shkroi presidenti.

“Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, shtoi Biden, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat