Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Bota

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Ukraina ka bombarduar portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi.

Porti rus i Novorossiysk, i cili është bërë një bazë e rëndësishme për flotën e Detit të Zi pas sulmeve të përsëritura në selinë e tij në Krime, është shënjestruar nga dronët ukrainas.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen pas raporteve nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që tregojnë se Rusia ka forcuar mbrojtjen në port për të mbrojtur flotën e saj nga sulmet e mundshme të Ukrainës.

Edhe ditë më parë, terminali i naftës në portin rus është sulmuar nga ushtria e Volodymyr Zelenskyt, duke i dhënë rusëve një tjetër goditje në industrinë e naftës.

Pamjet e sulmit ndaj tij u shfaqën së fundmi në rrjete sociale dhe tregojnë dy dronë ukrainas ndërsa fluturonin mbi port, shkruan yahoonews.

Banorët e Novorossiysk thanë se kishin dëgjuar më shumë se 35 shpërthime në qytet.

Trafiku në atë zonë është bllokuar dhe transporti publik është ndaluar.

Duket se sulmi në Novorossiysk ishte pjesë e sulmit më të madh me dron të Ukrainës ndonjëherë.

Ndryshe, në vitin 2023, Rusia zhvendosi shumicën e anijeve të saj të flotës së Detit të Zi nga Krimea e pushtuar në Novorossiysk pas një sërë sulmesh ukrainase, duke përfshirë një sulm të rëndësishëm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol.

Porti Novorossiysk është një qendër strategjike për eksportet e naftës dhe operacionet detare.

Seria e fundit e sulmeve që synojnë industrinë e naftës ruse përfshin një sulm të konfirmuar me dron nga forcat ukrainase në një bazë nafte në Rajonin e Rostovit më 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat