Dy aksidente tragjike në Peru, të paktën 19 viktima

Bota

Dy aksidente tragjike në Peru, të paktën 19 viktima

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Dy aksidente tragjike të ndodhur në Peru u kanë marrë jetën të paktën 19 personave.

Dhjetë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur gjatë ditës së sotme, pasi një fugon u përplas me një kamionçinë, në rajonin qendror Pasco.

Vetëm një natë më parë, një fugon pasagjerësh doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar 9 viktima.

Ndërsa gjashtë të tjerë u transportuan me plagë të rënda në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat