Një britanik, 73 vjeç, ka vdekur në një fluturim nga Londra në Singapor që pati "turbulenca ekstreme të papritura" mbi Mianmar.
Autoritetet në Bangkok - ku avioni u devijua - thonë se i moshuari "ka të ngjarë" të ketë pësuar një atak në zemër. Ai po udhëtonte me gruan e tij e cila tani është shtruar në spital.
Në total, 30 persona u dërguan në spital, shtatë me lëndime kritike. Në bord kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit - pasagjerët ishin kryesisht nga Australia, Britania e Madhe, Singapori, Zelanda e Re dhe Malajzia.
Singapore Airlines sapo ka lëshuar një tjetër deklaratë, duke dhënë detaje të mëtejshme për numrin e pasagjerëve të lënduar.
Linja ajrore thotë se fluturimi nga Singapori në Londër hasi në "turbulenca ekstreme të papritura" mbi pellgun e Irraëaddy (Myanmar) në 11,300 m rreth 10 orë pas nisjes.
Piloti shpalli një emergjencë mjekësore dhe e devijoi avionin në Bangkok.
"Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit. Ne kërkojmë ndjesë të thellë për përvojën traumatike që pësuan pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit tanë në këtë fluturim. Ne po ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme gjatë kësaj kohe të vështirë", shton linja.