Rusia vazhdon me sulmet në Kharkiv, dhjetë të plagosur

Bota

Rusia vazhdon me sulmet në Kharkiv, dhjetë të plagosur

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, të mërkurën shkatërroi një kafene, dëmtoi një ndërtesë banimi aty pranë dhe i vuri flakën një pompe të karburanteve, dhe zyrtarët lokalë thanë se dhjetë persona u plagosën, të paktën një në gjendje të rëndë.

“Unë kam mbetur pa asgjë”, tha pronari Vahe Ohandzhanian për Reuters në rrënojat e kafenesë së tij.

Rusia kishte përdorur një bombë të drejtuar UMPB D-30 e lëshuar nga rajoni kufitar i Belgorodit, shtuan prokurorët në Telegram.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth janë shënjestruar nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në 2022.

Sulmet janë bërë shumë më intensive muajt e fundit, duke goditur infrastrukturën civile dhe energjetike dhe forcat ruse kanë hapur një front të ri në veri të kryeqytetit rajonal javët e fundit, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat