Zyrtarja e OKB-së kërkon ndryshim në stilin e jetesës për të luftuar krizën klimatike

Bota

Zyrtarja e OKB-së kërkon ndryshim në stilin e jetesës për të luftuar krizën klimatike

Më: 24 maj 2024 Në ora: 06:03
Foto ilustrim

Njerëzimi duhet të ndryshojë stilin e jetës për të përballuar krizën mjedisore të shkaktuar nga ndryshimet klimatike , paralajmëroi një zyrtare e OKB-së .

Në një intervistë, Tatjana Hema , koordinatorja e Konventës së Barcelonës UNEP-MAP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin-Plani i Veprimit Mesdhetar), e cila vizitoi Stambollin për Javën e Gjelbër Mesdhetare, ndau vlerësimet e saj për ndryshimin e klimës dhe ndikimin e tij në Mesdhe.

Hema tha se masat sipas Konventës së Barcelonës dhe në bashkëpunim midis të gjitha palëve kontraktuese — 21 vende mesdhetare dhe BE — adresojnë ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e ekosistemit, krijimin e zonave të mbrojtura detare, mbrojtjen e specieve në rrezik, parandalimi i ndotjes nga burimet tokësore ose nga transporti nga deti.

Duke theksuar vendimet e rëndësishme të marra në dy takimet e tyre të fundit, Hema tha: “Ka një përkushtim shumë të fortë, por që vendimi të zbatohet duhet mbështetje. Dhe kjo është arsyeja pse ne si UNEP-MAP, bëjmë më të mirën për të ofruar ndihmën e nevojshme teknike dhe financiare për vendet në mënyrë që të zbatohet.”

Hema vuri në dukje situatën e rëndë në Mesdhe, një nga rajonet më të prekura nga ndryshimet klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat