Më shumë se 300 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Papua New Guinea

Bota

Më shumë se 300 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Papua New Guinea

Më: 25 maj 2024 Në ora: 15:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 300 persona kanë vdekur dhe mbi 1,100 shtëpi u shemben nga një rrëshqitje masive dheu që rrafshoi një fshat në veri të Papua Guinesë së Re.

Siç raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv, rrëshqitja “goditi” fshatin Kaokalam në provincën Enga, rreth 600 km në veriperëndim të kryeqytetit Port Moresby, rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes.

Kryeministri James Marape ka thënë se Forca e Mbrojtjes dhe Departamenti i Punëve dhe Autostradave po ndihmon në përpjekjet për ndihma dhe rimëkëmbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat