Çiklisti amerikan Sepp Kuss (Jumbo-Visma) është fituesi i etapës së 15- të “Tour de France 2021”, që u mbajt në relacionin Ceret-Andorra la Vieille, me gjatësi të shtegut 191 kilometra, në të cilën çiklistët në Pirenej kaluan 4500 metra lartësi.
Sepp Kuss i dha fund vuajtjes dhjetëvjeçare, pasi amerikani Tyler Farrar ishte fituesi i fundit i etapës në ‘Tour de France’ në vitin 2011.
Kuss zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 05.12' 06' orë, duke lënë pas për 23 sekonda Alejandro Valverde, kurse Wout Poels përfundoi i treti.
Pamje nga gara
Slloveni Tadej Pogaçar mban fanellën e verdhë, i cili ka 5 minuta e 18 sekonda më shumë se pozita e dytë, Rigoberto Uran.
Nesër është ditë pushimi, ndërsa etapa 16-të zhvillohet të martën në relacionin Pas De La Case-Saint-Gaudens, me gjatësi të shtegut 169 kilometra.
Etapa e 15-të
1. Sepp Kuss (Jumbo – Visma) 05h 12' 06''
2. Alejandro Valverde (Movistar Team) + 00h 00' 23''
3. Wouter Poels (Wouter Poels) + 00h 01' 15'
4. Ion Izaguirre Insausti (Astana - Premier Tech) + 00h 01' 15''
5. Ruben Guerreiro (EF Education – Nippo) + 00h 01' 15''
6. NAIRO Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 01' 15'
7. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 01' 15'
8. Daniel Martin (Israel Start-Up Nation) + 00h 01' 22''
9. Franck Bonnamour (B&B Hotels P/B KTM +00h 01' 22''
10. Aurélien Paret Peintre (AG2R Citroen Team) + 00h 01' 22''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 62h 07' 18''
2. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo) + 00h 05' 18''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 05' 32''
4. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 33''
5. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team) + 00h 05' 58''
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 16''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech) + 00h 07' 01''
8. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 07' 11''
9. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 07' 58''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious) + 00h 10' 59