Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë me 180 çiklistë nga e gjithë Evropa

Çiklizëm

Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë me 180 çiklistë nga e gjithë Evropa

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga një garë

Aktiviteti ndërkombëtar “Turi i 80-të i çiklistit i Shqipërisë”, që do të zhvillohet më datë 22.05.2023 dhe që përfundon më datë 26.05.2023, ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa për të gaantuar lëvizjen e lehtësuar të çiklistëve në disa akse rrugore .

Në dhjetë ditëshin e fundit të muaji majit do të zhvillohet turi jubilar i Shqipërisë në çiklizëm, i 80-ti në historinë e tij, ku veç vlerës sportive historike ky tur ka edhe vlerën e tij sportive si pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare edhe për të gjithë pjesëmarrësit rreth 180 çiklistë nga Europa dhe Shqipëria do të mundohen të grumbullojnë pikë për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm Paris 2024.

"Policia e Shtetit, masa për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në disa akase rrugore, gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, që nis më datë 22.05.2023 dhe përfundon më datë 26.05.2023.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

-Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30;

-Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00;

-Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan – Lushnjë – Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15;

-Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier – Mbrostar Ura, Fier – Levan – Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30;

-Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit –Tepelenë – Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00.

Duke qenë se aktiviteti çiklistik përfshin gjatësi dhe itinerare rrugore në pjesën më të madhe të akseve kombëtare që lidhin jugun e Shqipërisë me qendra të tjera të rëndësishme, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit", - njofton policia shqiptare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat