Anxhaku: Ka ekipe që garojnë në Turin e Francës, fitoftë më i miri!

Çiklizëm

Anxhaku: Ka ekipe që garojnë në Turin e Francës, fitoftë më i miri!

Më: 21 maj 2023 Në ora: 23:32
Anxhaku

Edicioni i 80-të i turit të Shqipërisë në çiklizëm do të nisë këtë të hënë.

Ky edicion ndërkombëtar do të zhvillohet në pesë ditë në zona të ndryshme të Shqipërisë përgjatë 754 km, duke nisur nga Tirana, Elbasani, Lushnja, Vlora, etj.

Në këtë edicion të turit të çiklizmit marrin pjesë 14 skuadra nga 11 vende të ndryshme dhe plot 136 çiklistë.

Pasditen e së dielës u organizua mbledhja me gjyqtarët dhe më pas ajo me trajnerët pjesëmarrës, të cilët u njohën me aktivitetin, ne prezantimin zyrtar të tij.

Të gjitha skuadrat u njohën me rregullat si dhe u pajisën me bazën material të identifikimit.

Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, u shpreh se është kënaqësi që vendi ynë mirëpret sportistë nga shumë vende të ndryshme.

 “Rreth orës 12:30 bëhet nisja. Etapa e parë nis nga Tirana drejt Lushnjës e përfundon në Kërrabë.

Kanë ardhur shumë ekipe të forta që luftojnë për turin e Francës.

Uroj ta fitojë më i miri, por ne do të pretendojmë e siç edicionin e shkuar ne fituam edhe xhiron e Shqipërisë dhe individin.

Dua të falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Është një bashkëpunim me KOKSH-in, që na ka mbështetur dhe na ka qëndruar afër”.

Kjo është hera e shtatë që vendi ynë mirëpret një tur ndërkombëtar.

Fituesi i edicionit të shkuar të turit të Shqipërisë në çiklizëm është Ylber Sefa, cili edhe këtë edicion është mes favoritëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” do të marrin masa për të garantuar një garë pa problematika. Ceremonia e hapjes do të mbahet ditën e hënë, në orën 10:45, në Sheshin Italia, pranë stadiumit “Air Albania”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat