Etapa e tretë e edicionit të 80-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, ajo Elbasan-Vlorë (143km e gjatë), u fitua nga çiklisti serb Luka Turkulov.
Ai mbërriti i parë në finish pas 3h06’42”, në një etapë kryesisht fushore.
Serbi fitoi sprintin final ndaj patriotit të tij Marko Stankoviq (i dyti) dhe grekut Nikiforos Arvanito (i treti).
Skuadra kombëtare serbe u shpall edhe më e mira e kësaj etape, që bëri një punë të mirë ekipore për të nxjerrë fitues Turkulov.