Ka përfunduar edicioni i 80-të i Turit të Shqipërisë në çiklizëm. Britaniku Maximilian Stedman u shpall kampion, teksa pas fitores në etapën e parë ruajti kreun gjatë të gjithë kohës.
Më i miri nga shqiptarët u rendit Mikel Demiri, i cili u rendit i katërti në klasifikimin e përgjithshëm, me 13 sekonda më shumë se Maximilian Stedman.
Polychronis Tzortz u shpall fituesi i etapës së pestë të Turit të Shqipërisë në çiklizëm. Çiklisti grek arriti që të kalonte i pari finishin këtë të premte, në etapën e 5-të Përmet-Fier, me një distancë preh 123 km.
Çiklisti i skuadrës “Hellas National Team”, regjistroi kohën 2:42:55. Pas tij u rendit azeri, Samir Jabrayilov, i cili ishte vetëm 1 sekond pas tij.
Vendi i gjashtë shkoi për çiklistin e kombëtares së Shqipërisë, Ylber Sefën. I cili është dhe fituesi i edicionit të shkuar.
Në këtë etapë garuan 55 çiklistë nga 13 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Një organizim i suksesshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, që përmbylli edicionin e 80-të të turit të Shqipërisë.