Në Çair u promovua klubi i çiklizmit "Arbër Shaqiri"

Çiklizëm

Në Çair u promovua klubi i çiklizmit "Arbër Shaqiri"

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:39
Klubi i çiklizmit "Arbër Shaqiri"

Sot në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair u promovua Klubi i Çiklizmit me emrin “Arbër Shaqiri”. Hapja e klubit erdhi pas realizimit po sot të “Autobusit të biçikletave” ku mbi 50 fëmijë në shkollë shkuan me biçikletat e tyre.

Postim i Visar Ganiut, kryetar i komunës së Çairit: "Klubi i Çiklizmit “Arbër Shaqiri” u promovua në Çair së bashku me “Autobusin e biçikletave”

Në Shkollën Fillore të Çairit “Ismail Qemali” sot u promovua Klubi i Çiklizmit me emrin “Arbër Shaqiri”. Hapja e klubit erdhi pas realizimit po sot të “Autobusit të biçikletave” ku mbi 50 fëmijë në shkollë shkuan me biçikletat e tyre.

Me rastin e promovimit të KÇ “Arbër Shaqiri” theksova se në këtë mënyrë më së miri senzibilizohen fëmijët për përdorimin e biçikletës për aktivitetet e përditshme për një jetë të shëndetshme dhe mjedis të pastër.

Në aktivitetin e sotëm morën pjesë edhe mësimdhënës dhe përfaqësues të Klubit të Çiklizmit".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat