Edicioni i 110-të i “Tour de France” starton sot, nga Bilbao pedalojnë 176 çiklistë

Çiklizëm

Edicioni i 110-të i “Tour de France” starton sot, nga Bilbao pedalojnë 176 çiklistë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga njëgarë

“Tour de France 2023” starton sot edicionin e 110-të të këtij eventi prestigjoz në çiklizmin botëror.

Në këtë tur fantastik që do të mbahet në Bilbao, do të jetë 176 çiklistë nga 22 skuadra.

Të parët në radhë për të pedaluar janë tre fituesit e katër edicioneve të fundit, me Jonas Vingegaard, Tadej Pogacar dhe Egan Bernal.

Për herë të dytë në histori, “Tour de France” do të startojë në Bilbao.

Në 21 etapa të këtij turi, çiklistët do të përshkruajnë në total 3405,5 km.

Nga këto 21 etapa, 8 prej tyre do të jenë etapa sprintierë, 4 lëvizëse, 1 kronometër dhe 8 etapa malore.

Maja më e lartë e Turit të Francës 2023 është Col de Loze, me lartësi 2304 metra mbi nivelin e detit.

Një ngjitje prej 28.1 km me një pjerrësi mesatare prej 6% e vendosur në etapën e 17-të (Saint Gervais Mont Blançourchevel prej 165.7 km). Në këtë ngjitje do të jepet edhe çmimi “Henri Desgrange”.

Në total do të jenë 30 male për t’u ngjitur, të tri kategorive. Pesë vargmalet që do të përshkruhen janë Pirenejtë, Masivi Qendror, Jura, Alpet dhe Vosges.

“Tour de France 2023” ka  vëmendjen e të gjithë botës, ku do të transmetohet në 190 shtete.

Siguria është më kryesorja në këtë event, ku në edicionin e 110-të, rreth 28 mijë agjentë dhe zjarrfikës do të jetnë në dispozicion. Madje për të mos mjaftuar, janë trajnuar edhe 1000 vullnetarë të pranishëm në këtë event.

Sigurisht nuk do të mungojnë as mjekët, të cilët janë parashikuar të jenë 10 të tillë dhe 7 infermierë, për të mos lënë pas edhe aparaturat apo automjetet e emergjencës shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat