Çiklisti francez, Victor Lafay, u “arratis” nga grupi i favoritëve një kilometër para fundit të garës, për të shënuar fitore të madhe dhe të cilën ekipi i tij, “Cofidis”, e priti për pesëmbëdhjetë vjet, që kur Sylvain Chavanel mposhti Jeremy Roy në Montluçon në vitin 2008.
Lafay ruajti traditën e fitoreve franceze në garën e San Sebastian pas Louis Caput në vitin 1949 dhe Dominique Arnould në vitin 1992.
I treti në garë, Tadej Pogaçar fitoi katër sekonda bonus, ndërsa Adam Yates e mbani fanellën e verdhë.
Victor Lafay
Victor Lafay ka fituar në etapën e dytë të edicionit të 110 “Tour de France”.
Victor Lafay (Cofidis) zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04, 46', 39 orë në relacionin Vitoria – Gasteiz, Saint-Sebastien me gjatësi të shtegut 208.9 kilometra.
Adam Yates kryeson renditjen e përgjithshme.
Etapa e tretë mbahet nesër në relacionin Amorebieta-Etxano>Bayonne, me gjatësi të shtegut 193.5 kilometra.
Etapa e dytë
1. Victor Lafay (Cofidis) 04h 46' 39' orë
2. Wout Van Aert (Jumbo-Visma) 04h 46' 39'
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 04h 46' 39'
4. Thiomas Pidcock (Ineos Grenadiers) 04h 46' 39'
5. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) 04h 46' 39'
6. Michael Woods (Israel - Premier Tech) 04h 46' 39
7. Romain Bardet (Team Dsm – Firmenich) 04h 46' 39''
8. Dylan Teuns (Israel - Premier Tech) 04h 46' 39'
9. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) 04h 46' 39'
10. Steff Cras (Totalenergies) 04h 46' 39'
Renditja e përgjithshme
1. Adam Yates (UAE Team Emirates) 09h 09' 18''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 06''
3. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 00' 06''
4. Victor Lafay (Cofidis) + 00h 00' 12''
5. Wout Van Aert (Jumbo-Visma) + 00h 00' 16''
6. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) + 00h 00' 17''
7. Michael Woods (Israel - Premier Tech) + 00h 00' 22''
8. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe( + 00h 00' 22''
9. Mikel Landa (Bahrain Victorious) + 00h 00' 22''
10. Carlos Rodriguez cano (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 22'