Jasper Philipsen shënon fitoren e dytë rresht në “Tour de France”

Çiklizëm

Jasper Philipsen shënon fitoren e dytë rresht në “Tour de France”

Nga: K. Goca Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:55
Pamje nga gara

Jasper Philipsen fiton sërish pas një gare dramatike në etapën e katërt.

Jasper Philipsen ka shënuar fitoren e dytë rresht në edicionin e 110-të të “Tour de France”.

Pas fitores së djeshme, sot begu ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 4.26.28 orë.

Belgu parakaloi Caleb Ewan të Australisë dhe Phil Bauhaus të Gjermanisë.

Megjithatë, çiklistët u rrëzuan në tre incidente të veçanta para se Mathieu van der Poel të largonte Philipsen, shokun e tij 25-vjeçar të “Alpecin-Deceuninck”.

Britaniku Adam Yates e mban fanellën e verdhë të liderit, gjashtë sekonda para vëllait të tij binjak Simon dhe fituesit dy herë Tadej Pogaçar. 

Gara u zhvillua në relacionin Dax - Nogaro me gjatësi të shtegut 181.8 kilometra

Etapa e pestë mbahet nesër në relacionin Pau - Laruns me gjatësi të shtegut 163 kilometra

Etapa e 4-të

1. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) 04h 25' 28''    -    B : 10'
2. Caleb Ewan (Lotto Dstny)    04h 25' 28
3. Phil Bauhaus (Bahrain Victorious)    04h 25' 28'
4. Bryan Coquard (Cofidis)    04h 25' 28'
5. Mark Cavendish (Astana Qazaqstan Team)    04h 25' 28'
6. Danny Van Poppel (Bora – Hansgrohe)    04h 25' 28'
7. Alesander Kristoff (Uno-X Pro Cycling Team) 04h 25' 28'
8. Luka Mezgec (Team Jayco Alula)    04h 25' 28''
9.  Wout Van Aert (Jumbo-Visma)    04h 25' 28''    -    -    -
10. Mads Pedersen (Lidl – Trek)    04h 25' 28''    -    

Renditja e përgjithshme

1. Adam YATES (UAE Team Emirates) 18h 18' 01''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 06''
3. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 00' 06''
4. Victor Lafay (Cofidis) + 00h 00' 12''
5. Wout Van aert (Jumbo-Visma) + 00h 00' 16''
6. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) + 00h 00' 17''
7. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 00' 22''
8. Michael Woods (Israel - Premier Tech) + 00h 00' 22''
9. Skjelmose Mattias (Jensen Lidl – Trek) + 00h 00' 22''
10. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 22

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat