Do të mbahet Kampionati i Kosovës në çiklizëm rrugorë

Çiklizëm

Do të mbahet Kampionati i Kosovës në çiklizëm rrugorë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:25
Pamje nga një garë

Fedrata e Çiklizmit e Kosovës në kuader të kalendarit të garave për vitin 2023 me 14-16 korrik organizon Kampionatin e Kosovës në çiklizëm rrugorë në të gjitha kategorite, garë kjo e aprovuar nga Unioni Botror i Çiklizmit (UCI). Në kampionat kanë të drejtë pjesëmarrje garuesit e licencuar pranë FÇK-së përmes klubeve të tyre.

Pjesëmarrje në kampionat do të marrin pjesë kategoritë.

Kadet

Femrat - të gjitha kategorite

Junior

U23 dhe Elitë

Itinerari i garave është:

Kronometer individual (ITT) - 28.4 km

Bibaj-Babush me kthim për Bibaj në një drejtim si gjithëmon (autostrada). Gara mbahet me datë 15.07.2023 me fillim nga ora 14:00

Gara rrugore: 16.07.2023, ora 14:00 Shtegu Bibaj-Lipjan-Prishtin-Aeroport-Komoran-Llapushnik-Malishev-kthimi mbi urën e Duhles vazhdon anasjelltas-Malishev-Llapushnik-Komoran-Aeroport-Prishtin-Lipjan-Babush-Bibaj, finishi total 160 kilometra.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat