Pogaçar kalon Vingegaardin, triumfon në etapën e gjashtë

Çiklizëm

Pogaçar kalon Vingegaardin, triumfon në etapën e gjashtë

Nga: K. Goca Më: 6 korrik 2023 Në ora: 18:06
Tadej Pogaçar fiton garën

Çiklisti slloven Tadej Pogaçar bëri një veprim të fuqishëm dhe kaloi Jonas Vingegaardin.

Një ditë pas humbjes së betejës së tij të parë, Tadej Pogaçar sot ka triumfuar në Cauterets - Cambasque, fitorja e 15-të e tij e sezonit për vitin 2023, ndërsa kampioni në fuqi Jonas Vingegaard largohet nga Pirenejtë me fanellë të verdhë.

Tadej Pogaçar ngadhënjeu në etapën e 6-të, me kohë të kaluar për 03. 54' 27 orë në edicionin e 110-të të garës prestigjioze “Tour de France”. 

Etapa e gjashtë nga Tarbes në Cauterets-Cambasqua ishte  144.9 kilometra me gati 4000 metra lartësi. 

Ka pas katër ngjitje të kategorizuara. I dyti në Col d'Asin është 12 kilometra i gjatë me një pjerrësi mesatare prej 6.5 për qind. 

Kjo pasohet nga një ngjitje prej mbi dy mijë metrash në Col du Tourmalet – 17.1 km, mesatar prej 7.3 për qind.

“Pogaçari nuk u dorëzua. Një ditë më vonë, ai tregoi një fytyrë tjetër, duke fituar etapën e dytë të Pirenejve, që tashmë është fitorja e tij e dhjetë në ‘Tour de France’.

Në etapën e gjashtë, jashtëzakonisht e lodhshme, Pogaçar bëri një kthesë të jashtëzakonshme. 

Me një sulm 2.6 kilometra para fundit, ai shkundi rivalin e tij, ai u largua drejt vijës së finishit, duke e mposhtur Vingegaard për 24 sekonda”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”. 

Etapa e shtatë do të zhvillohet nesër në relacionin Mont-De-Marsan - Bordeaux, me gjatësi të shtegut 169.9 kilometra.

Renditja - etapa e gjashtë

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    03h 54' 27'
2. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    03h 54' 51' + 00h 00 24
3. Tobias Halland Johannessen (UNO-X Pro Cycling Team) 03h 55' 49', + 00h 01' 
4. Ruben Almeida Guerreiro (Movistar Team)    03h 56' 33', + 00h 02' 06''    
5. James Shaw (EF Education – Easypost)  03h 56' 42'',    + 00h 02' 15
6. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe)    03h 57' 06', + 00h 02' 39'
7. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers)    03h 57' 06', + 00h 02' 39''
8. Simon Yates (Team Jayco Alula)    03h 57' 06', + 00h 02' 39''
9. Adam Yates (UAE Team Emirates)    03h 57' 38', + 00h 03' 11'
10. Romain Bardet (Team Dsm – Firmenich)    03h 57' 39', + 00h 03' 12''    

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 26h 10' 44''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 25''
3. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 34''
4. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 03' 14''
5. Carlos RODRIGUEZ CANO (Ineos Grenadiers) + 00h 03' 30''
6. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 03' 40''
7. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 04' 03''
8. Romain Bardet (Team Dsm – Firmenich) + 00h 04' 43''
9. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 43''
10. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 05' 28

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat