Një ditë e keqe për çiklistin Mark Cavendish i cili u rrëzua, ndërsa danezi Mads Pedersen ka shënuar fitore të madhe në etapën e tetë të edicionit të 110-të të garës prestigjioze “Tour de France”.
Pedersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04.12' 26' orë, në etapën që u zhvillua në relacionin Libourne - Limoges me gjatësi të shtegut 200.7 kilometra.
Jasper Philipsen dhe Wout van Aert u renditën në vendin e dytë përkatësisht të tretë.
Jonas Vingegaard e mban fanellën e verdhë.
“Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në renditje e përgjithshme. Tadej Pogaçar është 25 sekonda pas liderit Jonas Vingegaard. Çiklistët janë në pritje të ditës së diel, kur gara malore është e ashpër në Puy de Dome”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
“Kilometri i fundit ishte paksa përpjetë, gjë që Pedersen e shfrytëzoi dhe arriti në fund para fituesit të trefishtë të këtij viti Jasper Philipsen.
Rënia ishte fatale për Cavendishin.
64 kilometra para përfundimit, ka pasur një rënie. Mark Cavendish u desh të përfundonte Tour de France të 14-të dhe të fundit për shkak të një lëndimi. 38-vjeçari britanik nuk do të arrijë në Paris për herë të shtatë. Me 34 fitore në garën e ‘Tour de France’, ai mbetet në krye të listës (me fitore) të të gjitha kohërave së bashku me Eddy Merckx.
Britaniku i famshëm u përpoq të ngrihej nga toka pasi u rrëzua në fillim të fazës kryesore, por menjëherë ndjeu dhimbje në klavikulën e djathtë.
Pas konsultimit me mjek, u njoftua se veterani e pati paraqitjen e tij të fundit në ‘Tour de France’. Gjatë turneut të Italisë të këtij viti, ai njoftoi se do të tërhiqej në fund të sezonit.
Në karrierën e tij, regjistroi 162 fitore, duke përfshirë 34 në ‘Tour de France’, 17 në Giro dhe tre në Vuelta.
Ai u bë edhe kampion bote në vitin 2011 në Kopenhagë.
Ai festoi fitoren e tij të parë në vitin 2006 në fazën e tretë të Garës së Solidaritetit dhe Kampionëve Olimpik në Poloni”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Etapa e nëntë mbahet nesër në relacionin Saint-Leonard-De-Noblat - Puy De Dome, me gjatësi të shtegut 182.4 kilometra.
Renditja e etapës së tetë
1. Mads Pedersen (LIDL – Trek) 04h 12' 26'
2. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) 04h 12' 26''
3. Wout Van Aert (Jumbo-Visma) 04h 12' 26'
4. Dylan Groenewegen (Team Jayco Alula) 04h 12' 26'
5. Nils Eekhoff (Team DSM – Firmenich) 04h 12' 26''
6. Bryan Coquard (Cofidis) 04h 12' 26'
7. Jasper De Buyst (Lotto Dstny) 04h 12' 26''
8. Rasmus Tiller (Uno-X Pro Cycling Team) 04h 12' 26'
9. Corbin Strong (Israel - Premier Tech) 04h 12' 26'
10. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 04h 12' 26'
Renditja e përgjithshme
1. Jonas VINGEGAARD (Jumbo-Visma) 34h 09' 38''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 25''
3. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 34''
4. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 03' 30''
5. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 03' 40''
6. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 04' 01''
7. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 04' 03''
8. Romain Bardet (Team DSM – Firmenich) + 00h 04' 43''
9. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 43''
10. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 05' 28.