Vetëm një ditë pasi përfundoi i 2-ti në etapën e 7-të dhe tregoi se mund të ishte konkurrues për fitoren e tij të 35-të në “Tour de France”, ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.
Çiklisti britanik, 38-vjeçar Mark Cavendish, u desh të dorëzohej gjatë etapën e tetë të garës më të famshme të
çiklizmit në botë, pasi u rrëzua 64 kilometra para vijës së finishit në Limoges.
Ekipi mjekësor arriti shpejt te britaniku, i cili mbante shpatullën dhe më pas kokën, gjë që nuk ishte një shenjë e mirë.
Kur shpatulla e tij të djathtë iu fashua dhe e morën me ndihmë të shpejt, u bë e qartë se një nga çiklistët më të mirë ndonjëherë nuk do të garonte në turneun e tij lamtumirës.