Michael Woods triumfon në etapën e 10-të, Vingegaard ruan kreun

Çiklizëm

Michael Woods triumfon në etapën e 10-të, Vingegaard ruan kreun

Nga: K. Goca Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:34
Michael Woods

Kanadezi Michael Woods ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm të 110-të të garës prestigjioze “Tor de France”.

Etapa e nëntë u karakterizua me rivalitet të madh, ndërsa Michael Woods doli triumfues me kohë të kaluar për 04:19:41 orë, duke e lënë pas çiklistin Pierre Latour dhe Matej Mohoriçin.

Etapa e nëntë u mbajt në relacionin Saint-Leonard-De-Noblat - Puy De Dome, me gjatësi të shtegut 182.4 kilometra.

Duhet theksuar se katër kilometrat e fundit të ngjitjes ishin pothuajse ferr

 “Etapa e nëntë me ngjitjen e fundit në të famshmen në Puy de Dome. 

36-vjeçari Michael Woods priste me padurim fitoren e garës pasi u arratis nga grupi më i madh. 

Matej Mohoriq që përfundoi i treti”, shkruan mes të tjera media sllovene “Sport.slo”.

Dueli mes Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegaard u zhvillua në 1.5 kilometrat e fundit të garës.

Slloveni fitoi 8 sekonda megjithatë danezi e ka mbajtur fanellën e verdhë.

Nesër është ditë pushimi, gara vazhdon të martën me etapën e 10-të, në relacionin Vulcania -Issoire me gjatë të shtegut 162.2 kilometra.

Renditja  - etapa e 9-të

1. Michael Woods (Israel - Premier Tech)    04.19' 41' orë
2. Pierre Latour (Totalenergies) +00h 00' 28
3. Matej Mohoriç (Bahrain Victorious) +00h 00' 35'
4. M.atteo orgenson (Movistar Team) + 00h 00' 36'
5. Clement Berthet (AG2R Citroen Team)    + 00h 00' 55'
6. Nelson Powless (EF Education – Easypost)     + 00h 01' 23'
7. Alexey Lutsenko (Astana Qazaqstan Team)     + 00h 01' 39''
8. Jonas Gregaard (Uno-X Pro Cycling Team) + 00h 01' 58''
9. Mathieu Burgaudeau (Totalenergies) + 00h 02' 16''
10. David De La Cruz (Astana Qazaqstan Team)    + 00h 02' 34''

Renditja e përgjithshme 

1.Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 38h 37' 46''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 17''
3. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 02' 40''
4. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 22''
5. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 04' 39''
6. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 04' 44''
7. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 26''
8. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 06' 01''
9. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 06' 45''
10. Romain Bardet (Team Dsm – Firmenich) + 00h 06' 58

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat