Pello Bilbao befason në etapën e 10-të të “Tour de France”

Çiklizëm

Pello Bilbao befason në etapën e 10-të të “Tour de France”

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:25
Pello Bilbao

Çiklisti spanjoll, Pello Bilbao Lopez, ka shkëlqyer në etapën e 10-të në “Tour de France”. 

33-vjeçari fitoren ia kushtoi të ndjerit të skuadrës së tij Gino Mäder. 

Spanjolli zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03, 52', 34' orë, në relacionin Vulcania – Issoire, me gjatësi të shtegut 167.2 kilometra. 

Gjermani Georg Zimmermann zuri vendin e dytë, ndërsa australiani Ben O'Connor të tretin.

Lopez u ngjit në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Jonas Vingegaard vazhdon të mbajë fanellën e verdhë.

Në ngjitjen e fundit, letonezi Krists Neilands (Israel Premier Tech) sulmoi para dhe krijoi një avantazh prej 30 sekondash ndaj ndjekësve. 

Ishte një përpjetëse në Cote de La Chapelle-Marcousse 980 metra e lartë (6.5 km).

Etapa e 11-të do të mbahet nesër në relacionin Clermont-Ferrand-Moulins, me gjatësi të shtegut 179.8 kolimetra.

Etapa e 10-të

1. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious)    03, 52' 34'' orë
2. Georg Zimmermann (Intermarché - Circus – Wanty)    03h 52' 34'
3. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    03h,52' 34''
4. Krists Neilands (Israel - Premier Tech)    03h 52' 34''    
5. Esteban Chaves (Ef Education – Easypost)    03h 52' 34''
6. Antonio Pedrero (Movistar Team)    03h 52' 37''    + 00h 00' 03''
7. Skjelmose Mattias Jensen (LIDL – TREK)    + 00h 00' 27''
8. Michel Kwiatkowski (Ineos Grenadiers) +00h 00' 27''    
9. Warren Barguil (Team Arkea – Samsic)    03h 53' 04''    + 00h 00' 30'
10. Julian Alaphilippe (Soudal Quick-Step)    03h 53' 06''+ 00h 00' 32''    

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    42h 33' 13''
2. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates) + 00h 00' 17''
3. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 02' 40''
4. Carlos Rodriguez Cano) Ineos Grenadiers + 00h 04' 22''
5. Pello BIlbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 04' 34''
6. Adam Yates (Uae Team Emirates) + 00h 04' 39''
7. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 04' 44''
8. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 26''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 06' 01''
10. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 06'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat