Kwiatkowski më i miri në etapën e 13-të të “Tour de France”

Çiklizëm

Kwiatkowski më i miri në etapën e 13-të të “Tour de France”

Nga: K. Goca Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:57
Kwiatkowski

Çiklisti Michal Kwiatkowski ka treguar formë të mirë duke triumfuar në etapën e 13-të të edicionit të 110-të të “Tour de France”, e cila u mbajt në relacionin Chatillon-Sur-Chalaronne-Grand Colombier, me gjatësi të shtegut 137.8 kilometra.

Garuesi polak zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03h 17' 33' orë.

"Ne patëm një avantazh të mirë para ngjitjes finale.

Ishte një finale e çmendur.

Pa tifozët, kjo fitore nuk do të ishte e mundur.

Tifozët më ndihmuan deri në fund”, tha mes të tjera Kwiatkowski.

“Etapa 13-të nga Chatillon-sur-Chalaronne deri në majën e Grand Colombier solli gëzim për Michal Kwiatkowski.

Tadej Pogaçar përfundoi i treti dhe mbetet nëntë sekonda pas Jonas Vingegaard në renditjen e përgjithshme.

Në festën kombëtare franceze, çiklistët dhe tifozët krijuan një atmosferë brilante përgjatë gjithë rrugës, dhe në ngjitjen përfundimtare u zhvillua një nga betejat vendimtare për fitoren në ‘Tour de France’.

Në moshën 33-vjeçare, Michal Kwiatkowski regjistroi fitoren e 31-të në karrierën e tij.

Suksesin e etapës së dytë në ‘Tour de France”, e festoi për herë

të parë në “Tour 2020”. Polaku ishte kampion bote në vitin 2014”, shkruan mes të tjera media sllovene “Sport.slo”.

Etapa e 14-të mbahet nesër në relacionin Annemasse - Morzine Les Portes Du Soleil, me gjatësi të shtegut 151.8 kilometra.

Renditja  - Etapa e 13-të 

1. Michal Kwiatkowski (Ineos Grenadiers)     03h 17' 33'    
2. Maxim Van Gils (Lotto Dstny)    03h 18' 20''    + 00h 00' 47'
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    03h 18' 23''    + 00h 00' 50''
4. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    03h 18' 27''    + 00h 00' 54''
5. Tom Pidcock (Ineos Grenadiers)     03h 18' 36''    + 00h 01' 03''
6. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe)    03h 18' 38''    + 00h 01' 05''    
7. James Shaw (EF Education – Easypost)    03h 18' 38''    + 00h 01' 05''
8. Harold Tejada Canacue (Astana Qazaqstan Team) 03h 18' 38''    + 00h 01' 05''
9. Simon Yates (Team Jayco Alula)    03h 18' 47''    + 00h 01' 14''
10. Adam Yates (UAE Team Emirates)    03h 18' 51''    + 00h 01' 18''

Renditja e përgjithshme

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 53h 48' 50''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 09''
3. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 02' 51''
4. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 48''
5. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 05' 03''
6. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 05' 04''
7. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 05' 25''
8. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 35''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 06' 52''
10. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 07' 11'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat