Përplasje masive në “Tour de France”, rreth 30 çiklistë të lënduar

Çiklizëm

Përplasje masive në “Tour de France”, rreth 30 çiklistë të lënduar

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:32
Pamje nga gara

Një përplasje e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme në Tour de France ku mbetën të lënduar 30 çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Vetëm pak kilometra pas nisjes së etapës së 14-të të garës më prestigjioze të biçikletave në botë, ka ndodhur një incident i madh ku 30 çiklistë përfunduan në asfalt pas përplasjes.

Gjysmave iu desh t’i jepej ndihma mjekësore dhe dyve iu desh të përfundonin pjesëmarrjen për shkak të lëndimeve të rënda.

Gara u ndërpre për më shumë se një orë dhe sipas informacioneve fillestare, çiklisti i Movistar, Antonio Pedrero dhe Louis Meintjes i Intermarche-Circus-Wanty pësuan thyerje të kockave dhe u dërguan në spital për trajtim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat