Çiklisti Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) ka arritur fitore në etapën e 14-të të edicionit të 110-të në “Tour de France”, me kohë të kaluar për 03, 58', 45 orë, në relacionin Annemasse - Morzine Les Portes Du Soleil, me gjatësi të shtegut 151.8 kilometra.
Carlos Rodriguez përfitoi nga rivaliteti midis Jonas Vingegaard dhe Tadej Pogaçar.
Carlos Rodriguez Cano, në moshën 22-vjeçare, bëhet fituesi më i ri spanjoll ndonjëherë në “Tour de France”.
Vingegaard ka vazhduar të ruajë fanellën e verdhë.
Para pushimit të së hënës, çiklistët do të përballen me një provë sfiduese të dielën.
Finalja e madhe do të jetë në 13 kilometrat e fundit. Së pari, çiklistët do të duhet të kalojnë pjerrësi prej 17% në ngjitjen 2.7 km në Cote des Amerands, e ndjekur nga një lëshim i shkurtër dhe më pas ngjitja në Saint Gervais Mont Blanc (7 km, 7.7%).
Etapa e 15të të mbahet nesër në relacionin Les Gets Les Portes Du Soleil – Saint - Gervais Mont-Blanc, me gjatësi të shtegut 179 kilometra.
Renditja e etapës së 14-të
1. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) 03h 58' 45
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 03h 58' 50'' + 00h 00' 05''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 03h 58' 50'' + 00h 00' 05''
4. Adam Yates (UAE Team Emirates) 03h 58' 55'' + 00h 00' 10''
5. Sep Kuss (Jumbo-Visma) 03h 59' 42'' + 00h 00' 57''
6. Jai HINDLEY (Bora – Hansgrohe) 04h 00' 31'' + 00h 01' 46
7. Felix Gall (AG2R Citroen Team) 04h 00' 31'' +00h 01' 46''
8. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) 04h 02' 04'' + 00h 03' 19''
9. Simon YATES (Team Jayco Alula) 04h 02' 06'' + 00h 03' 21'
10. Guillaume Martin (Cofidis) 04h 04' 42'' + 00h 05' 57''
Renditja e përgjithshme
1.Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 57h 47' 28''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 10''
3. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 04' 43''
4. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 04' 44''
5. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 05' 20''
6. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 08' 15''
7. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 08' 32''
8. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 08' 51''
9. Felix Gall (AG2R Citroen Team) + 00h 12' 26''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 12' 56'