Çiklisti Wout Poels (Bahrain Victorious) ka shënuar fitore të madhe në etapën e 15-të të edicionin e 110 të “Tour de France”.
Holandezi Poels zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04,40, 45'' orë, në relacionin Les Gets Les Portes Du Soleil – Saint - Gervais Mont-Blanc, me gjatësi të shtegut 179 kilometra.
Wout van Aert dhe Mathieu Burgaudeau përfunduan në podium Vingegaardit ka vazhduar të ruajë kreun e tabelës përkatësisht fanellën e verdhë.
Pogaçar dhe Vingegaard kalojnë vijën e finishit krah për krah, foto Reuters
Etapa më e mundimshme, etapa e 15-të e “Tour de France” solli një betejë midis Tadej Pogaçarit dhe Jonas Vingegaardit, të cilët kaluan vijën e finishit në Mont Blanc në të njëjtën kohë dhe krah për krah.
“Kur Pogaçari përshpejtoi fuqishëm në 950 metra para vijës së finishit, Vingegaard u fut me shpejtësi dhe qëndroi atje deri në dhjetëra metrat e fundit, kur edhe ai ‘kërceu’ para, por Pogaçari u përgjigj dhe kaloi vijën e finishit disa centimetra para tij, rivali më i madh. Ai fitoi vendin e 16-të e Vingegaard-in të 17-tin”, shkruan emdiumi sllove “Sport.slo”.
Të hënën, më datë 17 korrik, garuesit do të kenë ditën e dytë të pushimit.
Etapa e 16-të do të jetë një provë individuale kohore 22.4 km midis Passy dhe Combloux të martën më 18 korrik.
Renditja në etapën e 15-të
1. Wout Poels (Bahrain Victorious) 04h 40' 45''
2. Wout Van Aert (Jumbo-Visma) 04h 42' 53'' + 00h 02' 08''
3. Mathieu Burgaudeau (Totalenergies) 04h 43' 45'' + 00h 03' 00'
4. Lawson Craddock (Team Jayco Alula 04h 43' 55'' + 00h 03' 10''
5. Mikel Landa (Bahrain Victorious) 04h 43' 59'' + 00h 03' 14''
6. Thibaut PInot (Groupama – FDJ) 04h 43' 59'' + 00h 03' 14''
7. Guillaume MARTIN (Cofidis) 04h 44' 17'' + 00h 03' 32''
9. Skjelmose Jensen (LIDL – TREK) 04h 44' 28'' + 00h 03' 43''
9. Simon Guglielmi (Team Arkea – Samsic) 04h 44' 44'' + 00h 03' 59''
10. Warren Bargui (Team Arkea – Samsic) 04h 45' 05'' + 00h 04' 20''
Renditja e përgjithshme
1. Jonas VIngegaard (Jumbo-Visma) 62h 34' 17''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 10''
3. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 05' 21''
4. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 05' 40''
5. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 38''
6. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 09' 16''
7. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 10' 11''
8. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 10' 48''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 14' 07''
10. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 14' 18''