Jonas Vingegaard fiton garën e kronometrit

Çiklizëm

Jonas Vingegaard fiton garën e kronometrit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 18:52
Jonas Vingegaard

Java e tretë e Tour de France hapet me provën e vetme të kronometrit individual të edicionit 2023 (Passy-Combloux 22.4 km), që korrespondo me etapën e 16-të.

Triumfon në këtë etapë Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma), protagonist i një paraqitjeje të pabesueshme.

Danezi e mbyll me 1 minutë e 38 sekonda më shpejt se Pogaçar (tashmë distanca mes të dyve shkon 1 minutë e 48 sekonda), duke u afruar edhe më shumë me triumfin përfundimtar.

Kohën e tretë më të mirë në etapën e 16-të e regjistroi Van Aert.

“Jam shumë i lutur dhe krenar për provën e sotme, jam befasuar edhe vetë.

Sinqerisht nuk mendoja se do të kisha këtë performancë dhe të krijoja këtë distancë kohore me kundërshtarin tim.

Jam shumë i lumtur, sepse është fitorja ime e parë në kronometër në Tour de France.

Nuk duhet të mendojmë se e kemi fituar turin, sepse janë edhe disa etapa shumë të vështira. Duhet të vazhdojmë të luftën edhe gjatë ditëve të ardhshme".

Renditja e etapës së 16-t

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    00h 32' 36
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    00h 34' 14''    + 00h 01' 38''    -    -
3. Wout Van Aert (Jumbo-Visma)     00h 35' 27''    + 00h 02' 51''
4. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious)    00h 35' 31''    + 00h 02' 55''    -    -
5. Simons Yates (Team Jayco Alula) 00h 35' 34''    + 00h 02' 58'
6. Remi Cavagna (Soudal Quick-Step)    00h 35' 42''    + 00h 03' 06''
7. Adam Yates (UAE Team Emirates)    00h 35' 48''    + 00h 03' 12''
8. Mattias Skjelmose (LIDL – TREK)    00h 35' 57''    + 00h 03' 21'
9. Mads Pedersen (LIDL – TREK)    00h 36' 07''    + 00h 03' 31''
10. David Gaudu (GROUPAMA – FDJ)    00h 36' 07''    + 00h 03' 31''    -    -

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 63h 06' 53''
2.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 01' 48''
3. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 08' 52''
4. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 08' 57''
5. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 15''
6. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 12' 56''
7. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 13' 06''
8. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 13' 46''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ + 00h 17' 38''
10. Felix Gall (AG2R Citroen Team) + 00h 18' 19

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat