Rrëfimi tronditës i ish - fituesit të Turit të Francës

Çiklizëm

Rrëfimi tronditës i ish - fituesit të Turit të Francës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:32
Jan Ullrich gjatë një gare

Ish-çiklisti gjerman Jan Ullrich, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ka bërë një rrëfim tronditës në dokumentarin e jetës së tij, që do të dalë në kinema në nëntor të këtij viti.

Në një dokumentar me 4 episode që titullohet “The Hunted”, ai pranon gabimet që ka bërë 20 vite më parë.

“Jam ndjerë keq fizikisht.

Kam përdorur shumë ko*ainë dhe kam pirë uiski sikur të ishte ujë.

Kjo situatë degjeneroi deri në atë pikë sa rrezikova jetën, rrezikoja të vdisja”, u shpreh Jan Ullrich, çiklisti i parë gjerman që fitoi Turin e Francës si dhe Vueltën e Spanjës në vitin 1999.

Në këtë dokumentar ka hapësira edhe për akuzat për përdorim dopingu, që sollën pezullimin e tij në vitin 2006, pasi u përfshi në operacionin Puerto. “Nuk kam tradhëtuar askënd”, thotë Ullrich, që mes viteve 2010-2020 ka patur shumë probleme me drejtësinë si pasojë e abuzimeve me alkoolin dhe drogën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat