Ish-çiklisti gjerman Jan Ullrich, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ka bërë një rrëfim tronditës në dokumentarin e jetës së tij, që do të dalë në kinema në nëntor të këtij viti.
Në një dokumentar me 4 episode që titullohet “The Hunted”, ai pranon gabimet që ka bërë 20 vite më parë.
“Jam ndjerë keq fizikisht.
Kam përdorur shumë ko*ainë dhe kam pirë uiski sikur të ishte ujë.
Kjo situatë degjeneroi deri në atë pikë sa rrezikova jetën, rrezikoja të vdisja”, u shpreh Jan Ullrich, çiklisti i parë gjerman që fitoi Turin e Francës si dhe Vueltën e Spanjës në vitin 1999.
Në këtë dokumentar ka hapësira edhe për akuzat për përdorim dopingu, që sollën pezullimin e tij në vitin 2006, pasi u përfshi në operacionin Puerto. “Nuk kam tradhëtuar askënd”, thotë Ullrich, që mes viteve 2010-2020 ka patur shumë probleme me drejtësinë si pasojë e abuzimeve me alkoolin dhe drogën.