Matej Mohoriç fiton në etapën e 19-të: Nuk u dorëzova deri në fund

Çiklizëm

Matej Mohoriç fiton në etapën e 19-të: Nuk u dorëzova deri në fund

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 korrik 2023 Në ora: 17:52
Matej Mohoriç - i pari

Çiklisti slloven Matej Mohoriç ka shënuar fitore të rëndësishme në etapën e 19-të të “Tour de France”.

Mohoriç fitoi etapën e 19-të në Libourne të vitit 2021 dhe sot për të tretën herën në karrierën e tij si çiklist në “Tour de France”. 

Matej Mohoriç zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03. 31', 02' në garën që u zhvillua në relacionin Moirans-En-Montagne-Poligny, me gjatësi të shtegut 172. 8 kilometra.

“'Ai e mundi Asgreen dhe O'Connorin.

Ishte një çështje centimetrash pasi ai ishte i barabartë me Asgreen në vijën e finishit”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.

Jonas Vingegaard është drejt titullit të ri në garën më prestigjioze në botë.

"E dija që kjo ishte dita kur mund të bëja diferencën.

Besoja në veten time dhe e dija se sa shumë sakrifikova për këtë turne.

Nuk u dorëzova deri në fund ", - tha mes të tjera Mohoriç.

Gara e parafundit përkatësisht etapa e 20-të do të mbahet nesër në relacionin Belfort - Le Markstein Fellering, me gjatësi të shtegut 133.5 kilometra. 

Renditja në etapën e 19-t

1. Matej Mohoriç (Bahrain Victorious)    03h 31' 02''
2. Kasper Asgreen (Soudal Quick-Step)    03h 31' 02'
3. Ben O'connor (AG2R Citroen Team)    03h 31' 06''    + 00h 00' 04'
4. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39''
5. Mads Pedersen (LIDL – TREK)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39''
6. Christiphe Laporte (Jumbo-Visma)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39''
7. Luca Mezgec (Team Jayco Alula)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39'
8. Alberto Bettiol (Ef Education – Easypost)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39'
9. Matteo Trentin (UAE Team Emirates)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39''
10. Tom Pidcock (Ineos Grenadiers)    03h 31' 41''    + 00h 00' 39''

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 75h 49' 24''
2. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates) + 00h 07' 35''
3. Adam Yates (Uae Team Emirates) + 00h 10' 45''
4. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 12' 01''
5. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 12' 19''
6. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 12' 50''
7. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 13' 50''
8. Felix Gall (Ag2r Citroen Team) + 00h 16' 11''
9. Sepp Kuss (Jumbo-Visma) + 00h 16' 49''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 17' 57'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat