Tragjedi në çiklizëm, 17-vjeçari italian humb jetën duke u rrëzuar gjatë garës në Austri!
Tragjedi në botën e çiklizmit. Jacepo Venzo, 17-vjeçari nga Vicenza, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm në tatëpjetë gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt.
Njoftimi erdhi ditën e sotme, ndërsa tragjedia ka ndodhur ditën e djeshme.
Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital, ndërsa gara është anuluar.