Plani i Emirateve të Bashkuara Arabe u realizua në garën e fundit malore.
Për të ngushëlluar veten pas humbjes në luftën e përbashkët për fanellën e verdhë, Tadej Pogaçar arriti fitoren e dytë në ‘Tour de France 2023’.
Gara e parafundit përkatësisht etapa e 20-të u mbajt në relacionin Belfort - Le Markstein Fellering, me gjatësi të shtegut 133.5 kilometra.
Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03, 27, 18 orë.
Jonas Vingegaard do të festojë zyrtarisht të dielën titullin në “Tour de France”
Në përgjithësi, fituesi i edicioni të 110-të të “Tour de France” Vingegaard do të ketë epërsi 7:29 minuta ndaj Pogaçarit në Paris, ndërsa vendi i tretë shkon për Adam Yates, i cili është i treti me 10:56 minuta pas të parit.
“Dueli midis Jonas Vingegaard dhe Tadej Pogaçar vazhdoi deri në fund të etapës së fundit malore të Tour de France, pasi slloveni ia kaloi danezit në Le Markstein për të fituar.
Vingegaard mbajti fanellën e verdhë në prag të finales së madhe në Paris”, shkruan mes të tjera faqja “Letour”.
Etapa e fundit, e 21-të, do të zhvillohet nesër në relacionin Saint-Quentin-En-Yvelines - Paris Champs-Elysees, me gjatësi të shtegut 115.1 kilometra.
Renditja në etapën e 20-të
1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 03h 27' 18'
2. Felix Gall (AG2R Citroen Team) 03h 27' 18'
3. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 03h 27' 18'
4. Simon Yates (Team Jayco Alula) 03h 27' 18'' - - -
5. Adam Yates (UAE Team Emirates) 03h 27' 25'' + 00h 00' 07'' -
6. Warren Barguil (Team Arkea – Samsic) 03h 27' 51'' + 00h 00' 33''
7. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ) 03h 27' 51'' + 00h 00' 33'' -
8. Pello BIlbao Lopez (Bahrain Victorious) 03h 27' 51'' + 00h 00' 33''
9. Tobias Johannessen (Uno-X Pro Cycling Team) 03h 28' 08'' + 00h 00' 50'
10. Rafal Majka (UAE Team Emirates) 03h 28' 08'' + 00h 00' 50'
Renditja e përgjithshme
1.Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) 79h 16' 38''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 07' 29''
3. Adam Yates (UAE Team Emirates) + 00h 10' 56''
4. Simon Yates (Team Jayco Alula) + 00h 12' 23''
5. Carlos Rodriguez Cano (Ineos Grenadiers) + 00h 12' 57''
6. Pello Bilbao Lopez (Bahrain Victorious) + 00h 13' 27''
7. Jai Hindley (Bora – Hansgrohe) + 00h 14' 44''
8. Felix Gall (AG2R Citroen Team) + 00h 16' 09''
9. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 23' 08''
10. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 26' 30