Çiklisti nga Kosova, Visar Nuhaj, ka garuar sot në disiplinën e çiklizmit rrugor në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Maribor 2023
Në kushte të jashtëzakonshme atmosferike për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Nuhaj, përfundoi garën me kohë 16 minuta e 12.62 sekonda, që e renditi në vendin e 89-të.
Një rezultat aspak i mirë për vendin tonë.
Nuhaj ishte çiklisti i vetëm që përfaqësoi Kosovën në EYOF Maribor 2023.