Ndodhi 191 km larg vijës së finishit. Garuesit, në pritje për të rifilluar garën
Episod i bujshëm në Kampionatin Botëror të Çiklizmit në Skoci.
Në garën elitare të rrugës, gara më e pritur në program, nga Edinburgu në Glasgoë, garuesit u detyruan të ndalojnë pas tetëdhjetë kilometrave dhe 191 kilometrave nga fundi për shkak të një proteste të aktivistëve të klimës, të cilët bllokuan rrugën.
Televizioni dhe organizata aktualisht nuk po transmetojnë pamje të protestës, por shihen vetëm ciklistët që presin të rifillojnë garën.
Në momentin e bllokimit, ishin nëntë garues në seksion të shkëputur, të ndjekur nga një grup tjetër prej tre garuesish. Grupi ishte nëntë minuta larg kur lajmi arriti tek ata.
Njerëzit që protestojnë janë ulur në asfalt, po meren masa për zgjidhjen e situatës.