Rikardo Ten Argiles është kthyer në protagonist absolut në çiklizëm.
47-vjeçari ka arritur të fitojë shumë trofe në karrierën e tij dhe javën e shkuar u shpall kampion bote në 3 gara të veçanta në Kampionatin Botëror UC 2023 në Glasgou.
47 vjeçari nuk i ka duart megjithatë kjo nuk e ka penguar që të tregojë vlerat e tij në çiklizëm. Pas sukseseve të arritura, atij i është dhënë edhe shpërblimi ndërkohë që viral është bërë momenti kur zbulon se dhurata është një… orë.
Kompania “Tissot” është sponsor i garës dhe natyrisht do të dhuronte orë për fituesin.
Vetë sportisti e ka marrë me sportivitet dhuratën dhe nuk ka ngurruar që ta vërë në krah, duke treguar se e ka mirëpritur këtë dhuratë, ndoshta jo shumë efikase.